Një vatër zjarri, që mori përmasa të mëdha përfshiu mbrëmë rreth, orës 23.45, një magazinë me materiale tapicerie, në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan.
Magazina ishte në pronësi të shtetasit Leonard Mustafai, ndërsa nga zjarri raportohet se pati dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës, duke bërë të mundur në kohë rekord izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e tij.
Burime jo zyrtare bënë me dije se dëmi i shkaktuar nga zjarri që përfshiu magazinën përllogaritet në vlerën e disa mijëra eurove. Ndërkaq, policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit dhe ende nuk ka një version zyrtar.