Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim.
Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ndanë jetën mes Francës dhe Shqipërisë.
Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa më pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958, mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomohet për Mësuesi. Më pas, studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960.
Detyrohet t’i braktisë studimet, për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises.
Më 1990, Kadare u largua nga Shqipëria për në Paris. Ndër veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Kevin Rista”.
Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, shkrimtari u nderua me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, në edicionin e 43-të, çmim ky që u ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës.