Denoncimi i “RAI 3”: Një gjeneral i Guardia Di Finanza në historitë e narkotrafikut në Shqipëri. Dritan Zagani: Loja filloi…

Diel, 02 February 2020 15:36

Televizioni italian “RAI 3” vijon të publikojë kronika që flasin për trafikun e drogës në Shqipërisë. Teksa ka publikuar këto ditë një kronikë tjetër, në të flitet për një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL, i cili pas daljes në pension, është drejtues i një shoqate kulturore italiane që operon në Shqipëri.

Shoqatës që në letra rezulton e themeluar nga dy italianë me kombësi shqiptare i janë dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i është dhuruar shoqatës nga “Artur Shehu, një qytetar shqiptar që aktualisht jeton në SHBA dhe është hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita (mafia italiane) dhe investimeve të saj në Shqipëri”.

I pyetur nga gazetari italian i RAI3 në telefon, gjenerali tashmë në pension, që identifikohet me emrin “Lisi” shprehet se në kohën kur i ishte dhuruar prona, nuk kishte ka pasur dijeni për problemet ligjore që mund të ketë pasur dhuruesi. N

ë lidhje me këto fakte të publikuara nga media italiane ka reaguar dhe Dritan Zagani, ish-polici që ndodhet në azil politik në Zvicër. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Zagani shprehet se gjenerali ka lidhje të forta me narkotrafikantët dhe sipas tij ka pasur rol kryesor në shumë zhvillime në Shqipëri.

REAGIMI I ZAGANIT
“Loja filloi…!
Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pislleqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyrën etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.
Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!
Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”.

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...