Dëbora e parë e madhe, si paraqitet situata

E mërkurë, 05 February 2020 09:44

Shqipëria u përfshi nga reshjet më të mëdha të borës për sivjet.

Si pasojë janë shfaqur dhe problemet e para në akset rrugore dhe në qarkullimin e mjeteve. Në Korçë trashësia e borës ka arritur në 10 cm në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që po punohet për zhbllokimin e akseve. Të kalueshme me zinxhirë deri më tani janë aksi Korçë-Dardhë, Korçë -Qafë e Qarrit dhe pjesërisht Korçë-Voskopojë. Akset e tjera të kalueshme pa problem ndërsa duhet treguar kujdes në lëvizjen e automjeteve. Trashësia e borës në zonat malore ka shkuar deri në 20 cm.

Situata paraqet problematika dhe në Kukës, ku i gjithë qarku është përfshirë nga reshje intesive që prej mbrëmjes së djeshme. Trashësia e borës në Shishtavec ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa për momentin situata paraqitet joproblematike në rrugën e Kombit, ku qarkullimi duhet kryer me zinxhir. Ndërkohë kanë mbetur pa energji elektrike njësia administrative Bytyç dhe Margegaj në Tropojë, Golaj në Has, Shishtaveci, Topojani,Gryk- Cajë, Bishtricë dhe Ujmishti në  Bashkinë Kukës.

Reshje kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit, ndërsa sasia e madhe ka rënë në njësinë administrative Steblevë në Prrenjas, por edhe njësinë administrative Rrajcë në Librazhd. Ndonëse qarkullimi kryhet me vështiresi në këto dy njësi rrugët janë të hapura. Problem për bashkinë e Prrenjasit është mungesa e energjisë elektrike qysh prej një natë më parë. Në Elbasan reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe pikën turistike Gjinar, ku mësohet se ka rënë 6- 7 cm dëborë, por pa problem në qarkullim. Edhe në Gramsh dëbora ka përfshirë zonat më të largëta , si Grabovë, Poroçan, Skenderbegas dhe Lenie. Aktualisht sipas emergjencave civile situata është nën kontroll. Duke qenë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, nuk ka pasur probleme as me transportin e nxënësve në shkolla.

 

FOTOT janë realizuar nga LSA në Qafë Plloçë.

1 / 4
 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...