Bërtiti në avion:'Unë kam koronavirus'. Arrestohet ylli i instagramit

E mërkurë, 05 February 2020 10:29

Ylli i instagramit shoqërohet jashtë avionit me maskë mbrotjëse dhe doreza, pasi bërtiti “Unë kam koronavirus”.

Xhejms Potok, i njohur në faqen e tij të instagramit me emrin Potok Filip, u arrestua të hënën pasi stafi i avionit WestJet që fluturonte nga Toronto për në Xhamaika u alarmua nga thirrja e tij. Avioni u kthye menjëherë mbrapsht dhe një fluturim I dytë u anullua si rezultat i këtij incidenti.

28 vjeçari u shpreh për City News se “ ishte thjesht një shaka”.

Gjithçka filloi kur avioni ishte në ajër dhe i riu u ngrit në këmb dhe thirri : “A mund të kem vëmendjen tuaj ju lutem? Unë sapo jam kthyer nga provinca Hunan , epiqendra e koronavirusit, dhe nuk po ndihem shumë mirë.”

 

Potok, një artist me famë në ngritje, i cili ka më shumë se 30.000 followers në instagram u vetëmbrojt duke thënë: “ Ishte thjesht një shaka. Nuk është se thashë që kam një bombë apo armë të ngjitura pas meje. Njerëzit e tepruan.”

“Unë u çova, nxorra kamerën time, gati për ta postuar videon në instagram. Doja që të bëhej virale.”

Brenda 15 minutash stafi i kërkoi të vendoste një maskë dhe doreza mbrojtëse. Potok shtoi: “Më vjen shumë keq për injorancën time. Duhet ta kisha kuptuar se është një epidemi dhe njerëzit e lidhin fjalën virus me kërcënime.”

“Mendova se thjesht do të nxisja një reagim te pasagjerët. Nuk besoja se do të konsiderohej e paligjshme.Tani që e mendoj, nuk ishte gjëja e duhur për tu bërë.”

1 / 2

Hetues nga departamenti I policisë konfirmuan se Potok u vizitua nga një staf mjekësor sapo arriti në aeroport dhe u kuptua se ishte i shëndetshëm.

Në 9 mars do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Potok. Siç u mësua më vonë, pasi stafi informoi kapitenin, ai mori vendimin për tu kthyer. Një përfaqësues i stafit të avionit u shpreh: “Stafi ynë ndoqi protokollin e parashikuar për raste emergjente infeksioni.”

Pasagjerët ishin të gjithë shumë të shqetësuar. Një pjesë e tyre nuk e kuptoi arsyen e kthimit mbrapsht.

Një pasagjere tha: “ Djali mendoi se ishte një gallatë për të qeshur, por në fakt është e pakuptimtë. Ne të gjithë u irrrituam shumë. Është tmerrësisht egoiste nga ana e tij, që na bëri të përjetojmë moment të tilla paniku në ajër dhe të humbim një ditë nga pushimet tona."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...