Policia italiane i kapi duke shitur kokainë live, grupi i shqiptarëve përfundojnë në pranga. Ja skema që përdorte banda dhe sa euro fituan

E mërkurë, 05 February 2020 15:32

Mëngjesin e ditës së sotme tre të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur duke shitur kokainë në një provincë italiane. 

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët 23, 29 dhe 33-vjeç kishin një biznes të konsoliduar tashmë, pasi shisnin kokainë, në të gjithë Valle Sabbian, si dhe në disa komuna të Liqenit të Gardës.

Hetimet

Hetimet për ndalimin e tregtimit të kokainës nisën rreth një vit më parë, pas një kontrolli rutinë në rrugët e Valle Sabbia.

Në qershor 2018, karabinierët Vobarno kishin parë një shkëmbim live të drogës. Një nga tre shqiptarët që përfunduan në telashe ishte rënë në sy, ndërsa, , teksa në makinën e tij po i jepte një dozë kokainë një konsumatori italian.

Pas kontrollit, ushtria kishte gjetur 3 gram pluhur të bardhë dhe 2600 euro para të thata.

Që atëherë, policia punoi për rindërtimin e skemës së trafikimit të drogës.

Skema

Nga dëshmia që i morën italianit që bleu kokainën, policia zbuloi se i riu shqiptar nuk operonte vetëm, por ishte pjesë e një grupi të organizuar.

Njëri nga të tre kishte precedentë të mëparshëm kriminale.

Siç u tha më lartë ata kishin ndërtuar një biznes të vërtetë me shitjen e kokainës. Sipas asaj që del nga hetimet, nga 2016 deri në fillim të vitit 2019, të tre shqiptarët kishin shitur qindra e qindra doza, që kapnin vlerën e rreth 80 mijë eurove.

Policia po heton në gjendje të lirë edhe të dashurën e 23-vjeçarit. Bëhet fjalë për një 22 vjeçare shqiptare, e cila punoi për promovimin e punës së të dashurit të saj duke ia lehtësuar shitjen e kokainës.

Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 15:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...