Bashkia Kurbin nxjerr nga hotelet e Shëngjinit banorët e strehuar prej tërmetit

E mërkurë, 05 February 2020 17:29

Dhjetra familje të strehuara në hotelet e Shëngjinit pas tërmetit të 26 nëntorit kanë mbetur të pastrehë e të paushqyer pasi bashkia e Kurbinit ka ndërprerë kontratat me hotelet.

Ata ishin lajmëruar para disa ditësh që mund të qendronin në hotele deri më datë 1 shkurt, por shumë prej tyre shprehen se nuk kanë gjetur banesa me qira për tu zhvendosur, ndërsa të tjerë shpjegojnë se nuk janë përfitues nga skemat e bashkisë.

“Unë kam qenë me qira dhe banesa u dëmtua nga tërmeti. Na sollën këtu në Shëngjin pas tërmetit dhe na strehuan. Tani unë nuk përfitoj bonus, pasi me thonë gjeje shtëpi tjetër me qira dhe paguaje vetë. Qiranë me parë e kam patur 50 mijë lekë (të vjetra) tani ka shkuar 200 mijë dhe s’kam mundësi ta paguaj”, tha një banor për BIRN.

Të tjerë banorë thanë se megjithëse përfitonin ata nuk e kishin marrë bonusin e qirasë. ‘Na thanë të dalim nga hoteli, pa më dhënë bonus, çadër apo kontenier. Unë nuk e di ku do shkoj me gruan dhe tre fëmijët e mi.

Do e liroj hotelin dhe do rri këtu në hyrje të hotelit sëbashku tre fëmijët e vegjël e të vijë të na shikoje shteti. Na kanë lënë në mëshire të fatit dhe kjo është e papranueshme’ thotë Elson Çarçani banor i Laçit.

Kryefamiljarë të tjerë shprehën shqetësimin për burokracitë dhe rradhët e gjata për të dokumentuar dëmet dhe problemet e shkaktuara nëpër banesat e tyre.

Pyetur nga BIRN, Bashkia e Kurbinit refuzoi të përgjigjej për shqetësimet e banorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...