Gjatë një interviste me radiotelevizionin kilian ADN, vëllai i këngëtarit të famshëm Enrique Iglesias zbuloi se ky i fundit ishte bërë baba për herë të tretë.
“Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur “, u shpreh ai, megjithëse lajmi ende nuk ishte bërë i ditur nga Enrique dhe partnerja e tij.
Mirëpo, vetëm pak minuta më parë, këngëtari ka vendosur ta ndajë vetë me fansat lajmin e ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit numër 3.
Enrique publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me fëmijën e porsalindur në dhomën e spitalit, ndërsa fjongoja në kokën e foshnjës na la të kuptojmë se çifti është bërë me vajzë.
Enrique shfaqet duke e vështruar plot dashuri të voglën, e cila po qan në duart e tij.
Krahas fotos, këngëtari tregoi se e vogla kishte ardhur në jetë në datën 30 të muajit janar, ndërsa emrin e saj ende nuk e kanë zbuluar për publikun.
Enrique dhe partnerja, Anna Kournikova janë gjithashtu prindër të dy binjakëve 2-vjeçarë, të quajtur Lucy dhe Nicholas.