Ankara – Një shqiptare bashkë me 41 persona të tjerë, që ishin futur në karantinë në Turqi pasi ishin evakuar nga Wuhani i Kinës më 1 shkurt, dolën nga spitali të premten, njoftoi Anadolu Agency.
Emri i shqiptares nuk jepet, por u bë e ditur që në fillim të muajit si Silvana Doçi. (Lexo më shumë)
Sipas Anadolu Agency, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë tha se asnjë prej tyre - 32 turq, 6 azerbajxhanas, tre gjeorgjianë dhe 1 shqiptar - nuk treguan asnjë shenjë të COVID-19, sëmundjes se shkaktuar prek koronavirusit vdekjeprurës.
“Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, të 42 personat u futën në karantinë për 14 ditë dhe tani kanë dalë nga spitali,” tha Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca për gazetarët.
Ai tha se një mori analizash iu bënë për t’u siguruar se asnjë prej tyre nuk ishte mbartës i koronavirusit të ri, të njohur si nCOL-2019.
Të gjitha ata ishin evakuar nga Wuhani, epiqendra e shpërthimit të virusit me një avion special ushtarak të dërguar nga Turqia më 1 shkurt.
Personeli mjekësor, personali ushtarak dhe gazetarët që ishin pjesë e misionit të shpëtimit kishin dalë më herët nga karantina , në 11 shkurt./ar.sh/SYRI.NET
FOTO: Grupi që u nis me avionin turk, nga Kina