Dy shqiptare jane ndaluar ne aeroport ne Itali, pasi jane kapur me dokumente greke te falsifikuara.
Mësohet se ka qenë ora 18.30, kur po bëhej kontrolli për verifikimin e dokumeteve të pasagjerëve të në fluturimi për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet
Mediat italiane bëhnë me dije se policia ne aeroportin e Catanias u vuri prangat dy femrave me iniciale të huaja, D.O dhe D.X. Shqiptaret u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumenteve duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke
Me pas ekspertët përmes pajisjeve teknike arritën të verifikojnë se dokumentet ishin false. Ndërkaq, në bagazhe iu gjetën dokumentet shqiptare, të fshehura mes sendeve të tjera personanale. Pas shoqërimit të tyre, policia bëri të ditur se do të hetohen në gjendje të lirë./abcneës.al