‘Bashkë për Shqipërinë’, Komisioni Europian publikon programin e plotë të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve

Premte, 14 February 2020 14:57

Komisioni Europian ka bërë publik programin e plotë të konferencës ndërkombëtare të donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” që synon të kontribuojë në fazën e rindërtimit dhe të rihabilitimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Kjo konferencë do të zhvillohet me 17 shkurt.

Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së tha se, “Kjo konferencë që organizohet nga presidentja Ursula Von der Leyen dhe Komisioni Europian ka për qëllim mbështetjen për fazën e rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit  në Shqipëri.

Në orën 14:15 presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin dhe rehabilitimin e dëmeve të tërmetit në Shqipëri me një vlerë prej 15 milion eurosh.

Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në 14:30”

Dy komisionerë do të jenë krejtësisht të angazhuar në këtë konferencë, përkatësisht, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Várhelyi dhe komisioneri përgjegjês për ndihmën humanitare, Janez Lenar?i?.

Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së shpjegoi gjithashtu se, “Komisioneri Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenar?i? do të prezantojë përgjigjjen e emergjencës që ka dhënë Bashkimi Europian për tërmetin në Shqipëri, si dhe  vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit.

Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp.”

Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve do tê marrin pjesë edhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...