Flasin studentët që i prishën takimin Ramës: Nuk kemi asgjë për të humbur

Premte, 21 February 2020 09:52

Në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin ishin sot dy studentët Klara Begolli dhe Enriko Peçuli, të Lëvizjes për Universitetin. Dy studentët protestuan dje te Pallati i Kongreseve në kohën kur po mbante fjalën kryeministri Edi Rama. Madje Enriko u shoqërua në komisariat. Ky i fundit në shenjë revolte ngriti zërin nga salla duke thënë se “diplomat e tij janë bileta për arratisje”. Ndërkohë Rama iu drejtua të pranishme t’i jepnin recetën.

Enkel Demi: Dje ka qenë një ceremoni në Pallatin e Kongerece për të dhënë diploma të Universitetit të Mjekësisë. Dhe 'Lëvizja për Universitetin' zgjodhi që të prishte festën, keni protestuar në momentin që po fliste Edi Rama. Enriko, ti je ai personi që Rama tha shkoni dhe jepini ilaçet dhe ju morën dhe ua dhanë në Komisariat. T'i dhanë ilaçet apo jo, ai e kishte merak këtë si porosi nuk e di a t'i dhanë?

Enriko Peçuli: Zakonisht punonjësit e komisariateve kanë siklet kur ndodhin gjëra të tilla. Kam qenë edhe herë të tjera në komisariat. E kanë siklet, nuk të japin ilaçe.

 

Enkel Demi: Sillen mirë?

Enriko Peçuli: Po aq sa lejon arsyeja brenda një komisariati.

Enkel Demi: E kam fjalën që nuk të kanë dhunuar. Pse e bëtë këtë gjë?

Klara Begolli: Kryeministri që zgjodhi të bënte propagandën e radhës te Universiteti i Mjekësisë, po tregonte përrallën e lumtur. Por harroi që kjo përrallë binte ndesh me realitetin se studentët e mjekësisë janë ata që po largohen dhe jo vetëm. Por edhe mjekët janë larguar në Gjermani.

Enkel Demi: Enriko, ti e ke personalisht me kryeministrin?

Enriko Peçuli: Jo, unë e kam me pozicionin e tij si kryeministër.

Enkel Demi: Ju i thatë diplomat që jepni ju janë bileta për arratisje. Ajo që më bëri përshtypje është se kishte edhe duartrokitje në klasë.

Enriko Peçuli: Po normalisht edhe pse ishin për një arsye tjetër. Studentët solidarizohen me ne, por nuk mundej të mbetej pa përmendur se arsimi nuk ishte në nivelet e duhura.

Enkel Demi: Pati edhe të tjerë që qeshën?

Enriko Peçuli: Ne nuk pretendojmë se të gjithë janë me ne

Enkel Demi: Kush të nxorri jashtë?

Enriko Peçuli: Garda e Republikës.

Enkel Demi: Ti ke punuar turni i tretë, je djalë i mirë. Po pse nuk e mbyll gojën, që të mos flasësh?

Enriko Peçuli: Por nuk kam asgjë për të humbur. Unë po diskutoja edhe në komisariat, se të pyesin pse i bëni këto gjëra, dhe unë i them që nuk kam ambicie dhe nuk kam asgjë për të humbur.

Enkel Demi: Ju jeni të organizuar politikisht se dje ka qenë edhe 20 shkurti?

Klara Begolli: Ne jemi aktivistë të Lëvizjes për Universitetin.

Enkel Demi: Atëherë do e bëjmë kështu, sa herë të keni nevojë për ilaçe pas komisariatit, ejani në studio.

Login to post comments