Ka shkuar në 10 numri i personave që humbën jetën nga korona virusi në Itali, ndërsa deri më tani, numri i të infektuarve ka shkuar në 322.
Sipas “La Republica”, persona që humbën jetën ishin të moshuar, shëndeti i të cilëve ishte dobësuar edhe nga patologji të tjera.
Rajoni më i prekur nga virusi vdekjeprurës është Lombardia ku sot u regjistruan 28 raste të tjera, duke e çuar numrin e të infektuarve në 240.
42 raste të tjera u konfirmuan në Veneto, 23 në Emilia Romagna, 2 në Toscana, 3 në Lazio, 3 në Piemonte, 1 në Tiroli dhe 1 në Liguria.
Ndërkohë, kreu Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli, tha se në vend ka nevojë për pajisje mbrojtëse personale, si maskat, duke shtuar se institucioni do ta nënshkruaj së shpejtu një udhri për plotësimin e nevojave.