E bëri nxënësen shtatzënë/ Zyra arsimore Fier mbron drejtoreshën: Me ‘vajzë’ quajti mësuesen

E Enjte, 05 Mars 2020 16:11

Drejtoria Arsimore Fier ka dalë në një komunikatë për shtyp lidhur mbi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën ‘Janaq Kilica’, ku në mënyrë të paprecedentë vetë drëejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Yllka Beci, duke dashur të qetësojë prindërit se nuk ka asnjë rast helmimi, bëri shtatzënë një nxënëse 16 vjeçare.

Edhe në komunikatën për shtyp. Drejtoria Arsimore Fier, përpiqet të mbulojë me çdo mënyrë drejtuesen e tyre Yllka Beci, duke u shprehur se ‘me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital.’

Sigurisht që kjo ngjarje meriton një hetim të thellë nga Prokuroria si edhe një reagim të shpejtë nga ana e Ministrisë së Arsimit, e cila fillimisht duhet të pezullojë nga detyra drejtoreshën e zyrës arsimore Fier e cila ka shkelur të dhënat personale me deklratën e saj në derën e shkollës.

Më poshtë reagimi i plotë i Zyrës Arsimore Fier.

‘Sot në shkollën “Janaq Kilica” ka filluar mësimi normalisht, pasi janë bërë të gjitha kontrollet strikte në ambientet e shkollës. Megjithatë, kemi patur një nxënëse që ende ka mbetur nën ndikimin e frikës dhe panikut të një ditë më parë, çka ka sjellë edhe shqetësim mes prindërve. Aktualisht nxënësja që ka shfaqur probleme ankthi është shumë mirë dhe iu rikthye mësimit.

Dëshirojmë të sigurojmë prindërit e nxënësve të shkollës se po monitorojmë me vëmendje maksimale çdo zhvillim. Na keni besuar neve gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tuaj dhe ne përkushtohemi maksimalisht për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme.

Ambientet e shkollës janë të mirë-kontrolluara dhe në siguri të plotë për mësim, ndërsa kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër edhe instalimi i kamerave të sigurisë.

Situata e shkaktuar në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier, përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë.

Paniku që ka përfshirë nxënës dhe mësues, pas asaj që ndodhi një ditë më parë, vijon të jetë prezent dhe sigurisht që një shqetësim i tillë shoqërohet edhe me ankth tek nxënës e mësues.

Pas njoftimit të marrë se një vajzë brenda shkollës, ndjehej keq dhe paraqiste shenja paniku, është kërkuar edhe ndihma mjekësore, ndërsa mbërritja e ambulancës ka alarmuar prindër e qytetarë.

E ndodhur në këto kushte, kur një përgjigje ishte domosdoshmëri, kreu i Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Znj. Yllka Beci, e shqetësuar nga ajo çka po ndodhte, është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, ku mes situatës kaotike prindërit tentonin të futeshin në mjediset e shkollës, dhe nevojitej që të qetësoheshin sa më parë.

E tensionuar nga kjo situatë, Znj. Beci, në një komunikim me prindër e gazetarë është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë ngjarje të pazakontë në mjediset e shkollës, duke shtuar se ambulanca ka mbërritur për të marrë një vajzë që ndjehej keq.

E ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim.

Drejtuesja e Zyrës Arsimore, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital.

Zyra Arsimore Vendore Fier, është pranë nxënësve dhe stafit mësimor për tejkalimin e kësaj situatë, ndërsa pritet që organet kompetente të zbulojnë të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje që ndodhi në një nga shkollat e mesme më të mëdha dhe më me emër në qytetin e Fierit.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...