Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimin për Masakrën e Prekazit

Premte, 06 Mars 2020 09:16

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hapur hetime me qëllim të zbardhjes së rastit të sulmit të forcave serbe kundër Familjes Jashari në Prekaz më 5, 6, dhe 7 mars 1998. Lajmin për Kallzo.com e ka bërë të ditur prokurorja speciale, Drita Hajdari.

“Kam verifikuar nëse rasti është hapur nga EULEX-i apo UNMIK-u apo nga Tribunali i Hagës dhe pasi që kam kuptuar se nuk ka rast të hapur kam vendosur për hapjen e hetimit me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe të përgjegjësisë penale për krimet e luftës në rastin konkret”, ka thënë prokurorja Drita Hajdari.

Hetimi, sipas prokurores speciale, është iniciuar në vitin 2019, pra 21 vjet pas ngjarjeve. “E kam hapur hetimin preliminar. Jemi duke grumbulluar prova”, ka thënë për Kallzo.com Drita Hajdari.

Në Kosovë sot ka filluar shënimi i 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që përkon me fillimin e përballjes së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe.

Beteja në Prekaz të Skenderajt kishte zgjatur tre ditë. Gjatë kësaj beteje janë vrarë 55 persona, prej të cilëve 22 ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Në mesin e të vrarëve kishte edhe shumë fëmijë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...