Maqedonia e Veriut do të mbyllë plotësisht kufijtë për emigrantët, në rast se dështon ndalesa e parë në kufirin turko-grek. Kryeministri Oliver Spasovski tha se nuk do të lejojnë asnjë hyrje ilegale në territorin e shtetit, as për të kaluar transit e aq më pak për t’u strehuar këtu. Ai këtë qëndrim e dha pas dyndjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme në zonën neutrale ndërmjet kufirit të Turqisë dhe BE-së.
”Tani më duket qartë se transitimi nuk është opsion dhe nuk mund të funksionoj ajo rutë. Vendimi ynë është të kemi zero tolerancë për hyrjen e emigrantëve. Ju e dini që kemi të shpallur gjendje krize, janë shtuar forcat policore dhe ushtarake në kufirin jugor – deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.”- tha Spasovski.