Përplasen tri makina në Elbasan, njëra përmbyset në rrugë. E dëmtuar lehtë një grua shtatzënë

Diel, 08 Mars 2020 09:23

Tri automjete janë përfshirë në një aksident rreth orës 06:15 të mëngjesit të kësaj të diele. Aksidenti, sipas burimeve zyrtare, ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Të njëjtat burime bënë me dije se një autoveturë si pasojë e përfshirjes në këtë aksident ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.

 Ndërkohë raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi. Policia paraprakisht dyshon për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve që qarkullonte nga Elbasani drejt Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...