Rrugë e sheshe të boshatisura, Italia 'e vdekur' nga Koronavirusi, çereku i vendit në karantinë

Diel, 08 Mars 2020 20:32

Këshilli i ministrave të Italisë ka marrë masa të reja për parandalimin e koronavirus. Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, ka firmosur në mëngjesin e datës 8 Mars një dekret që  kufizon lëvizjet e njerëzve në Lompardi dhe disa provinca.

Deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirus, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve.

 

Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë.

 
 

Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti.

 

Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane, ose 16 milionë banorë.

Të gjitha bar- restorantet e kësaj zone janë të detyruar me këtë dekret që të rehatojnë klientët e tyre në distancë minimale një metër nga njëri-tjetri, në të kundërt do merren masa me gjoba ose dhe deri në mbyllje të aktivitetit.

E njëjta gjë vlen edhe për supermarketet, të cilët duhet t’i shërbejnë klientëve të tyre në distancë 1 metër.

Dekreti gjithashtu ka urdhëruar anulimin e çdo eventi ku grumbullohen njerëz, duke përfshirë meshat fetare, koncertet, kinematë, funeralet, dasmat shkolla dhe universitetet. Masat që merren për ata që shkelin rregullat shkojnë deri në 3 muaj burg.

Sipas të dhënave të minutave më të fundit, numri i viktimave në Itali ka shkuar në 366, 133 vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të minutave të fundit, numri i viktimave ka shkuar në 366, 133 vetëm në 24 orët e fundit.

Shifrat e të prekurve sipas rajoneve:

4189 Lombardia (+769)
1180 Emilia-Romagna (+170)
670 Veneto (+127)
272 Marche (+65)
360 Piemonte (+153)
166 Toscana (+53)
87 Lazio (+11)
101 Campania (+40)
78 Liguria (+27)
57 Friuli Venezia Giulia (+15)
53 Sicilia (+18)
40 Puglia (+14)
26 Umbria (+2)
14 Molise (-)
23 Provincia autonoma di Trento (+9)
17 Abruzzo (+6)
11 Sardegna (+6)
4 Basilicata (+1)
9 Valle d’Aosta (+1)
9 Calabria (+5)
9 Provinca autonome e Bolzanos (-)

Pamjet e mëposhtme, të publikuara nga "Daily Mail" tregojnë një Itali të vdekur, me rrugët e boshatisura dhe me njerëz që tentojnë të largohen nga vendi.

Edhe Papa Francesku, për herë të parë, meshën e së dielës e ka bërë brenda ambjenteve të Vaktikanit, pa dalë në ballkonin e famshm të sheshit "San Pietro". 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...