OSHEE ka njoftuar se për shkak të remontit të detyrueshëm në linjën 110kV L110-19 HEC Vau i Dejës – Shkodra 1, në datën 10 mars do të stakohet energjia në NST Rrenc, në intervalin kohor 07:30-16:30.
Më tej, OSHEE bën me dije edhe zonat ku do të ndërpriten dritat njëkohësisht dhe ata janë Rrenc, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç, Bardhej.
Njoftimi:
Njoftim për abonentët #Shkodër
Stakim, 10 mars
Për shkak të remontit të detyrueshëm në linjën 110kV L110-19 HEC Vau i Dejës – Shkodra 1, në datën 10 mars do të stakohet energjia në NST Rrenc, në intervalin kohor 07:30-16:30.
Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër: Rrenc, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç, Bardhej.