Rama nxjerr dokumentin e ‘pranon’ që janë jashtë datës së skadencës

Tuesday, 10 Mars 2020 17:32

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për çështjen e maskave të shpërandara për gjithë personelin shëndetësor në mbarë vendin, për të cilat kryedemokrati Lulzim Basha thotë se janë të skaduara.

Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar pasdite për situatën me koronavirusin, Rama ka nxjerrë certifikatën e sigurisë duke theksuar se data e skandencës nuk ka lidhje me përdorimin.

“Megjithëse unë e përçova drejtpërdrejt mesazhin lidhur me sulmin krejt të pavend për të thënë më të paktën që u bë sot mbi autoritetet shëndetësore duke thyer çdo normë etike të një situate të tillë por duke thyer dhe rregullat për të përdorur Qendrën Shëndetësore për sfond të një shfaqjeje tjetër të virusit të Babales, sapo përfunduam pjesën e parë dhe po kalonim tek e dyta morëm informacionin që për fat të keq përsëri Lulzim Basha ridel dhe bën thirrje për nuk e di se çfarë tjetër përveç atyre të zakonshmeve, por përsëri këmbëngul se janë shpërndarë maska mbrojtëse të rrezikshme, madje paska kërkuar dhe prokurorinë. Kjo është certifikata o të nderuar kolegë, konkurrentë apo kundërshtarë që akoma dhe sot dhe mbasi ju thuhet drejtpërdrejt në sy të të gjithë popullit jeni gabim, jeni gabim sepse edhe sikur ju të kishit konstatuar vërtetë një problem që nuk është fare problem siç tregon certifikata, e autoriteteve kompetente në Kanada, sepse e thashë nuk munden dot të vijnë me trajlera nga Kanadaja, të dalin nga Kanadaja, pajisje mjekësore që nuk mund të përdoren apo më keq akoma që janë të rrezikshme. Thotë një fjalë të gabosh është njerëzore dhe të këmbëngulësh është djallëzore. Është djallëzore tani kur të gjithë duhet të jemi bashkë, jo vetëm që nuk keni përgjegjësinë më minimale ndaj atyre që përfaqësoni dhe ndaj këtyre njerëzve, rrëmoni si minj për të nxjerrë të paqenat edhe i hidhni njerëzve tamam në këto momente helm në gjakun e tyre të trazuar, i turbulloni shikimin me shpifje. Certifikata, përshkrimi antimikrobial për maskat e fytyrës dhe e bën shumë të qartë që ajo data e skadencës që rrëmoni ju nuk ka lidhje fare me përdorimin e tyre dhe jep të dhëna shumë specifike mbi mbishkrimin dhe efikasitetin e tyre”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se “ne këto nuk i çuam në sallat e kirurgjisë për të cilat janë të destinuara dhe kur këto përdoren kur janë në efikasitet të plotë dhe megjithëse parametrat i kanë si përqindje reduktimi të efektit 99%, përsëri nuk i kemi çuar atje, por përdorim të përgjithshëm të gjithë sistemit”.

“Nuk ka shqiptar sado i turbulluar të jetë, sado i verbër të jetë, që mund ta hajë që kur thuhet nga OBSH që të mbron dhe gropa e bërrylit kur teshtin, besoj që këto maska të prodhuara në SHBA dhe të ardhur këtu nga një organizatë shqiptarësh që quhet ‘Bijtë e shqipes’ për arsye humanitare dhe të patërhequra më parë për shkak se shoqata humanitare nuk u paraqit për të paguar detyrimin fiskal dhe nuk u asgjësua si mall, por u pa e arsyeshme të ruhej”, tha Rama.

Modifikuar më Tuesday, 10 Mars 2020 17:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...