Raste me koronavirus në Britaninë e Madhe kanë shkuar mbi 380 këtë javë duke çuar në rritjen e panikut për përhapjen e sëmundjes.
Shumë persona mbajnë doreza me shpresën e mbrojtjes nga virusi.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar kundër kësaj praktike dhe thonë se mbajtja e dorezave në të vërtetë e rrit rrezikun e marrjes së virusit.
Dr. Simran Deo e platformës online Zava UK shpjegon: ‘Viruse të ngjashëm me koronavirus janë përhapur përmes kollitjes e teshtimave, të cilat prodhojnë pikëza uji apo mukoze që përmbajnë virusin’.
‘Këto pikëza përhapen në ajër dhe sjellin përhapjen e infektimit kur vihen në kontakt me të tjerët’.
‘Dorezat mund t’i mbrojnë duart nga kontakti me këto pikëza, por ato ende mbeten në sipërfaqen e dorezave dhe mund të qëndrojnë edhe më gjatë atje nëse nuk lahen rregullisht, duke çuar në një rrezik më të madh për marrjen e virusit duke prekur fytyrën apo ushqimet me doreza. Edhe rreziku i kalimit te të tjerët rritet’.
Dr. Deo këshillon që larja rregullisht e duarve me ujë e sapun apo përdorimi i dizinfektuesve të duarve është një mënyrë më efektive për parandalimin e marrjes së virusit.