Shkon në 827 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi që është shpallur tashmë pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose 196 më shumë se dje. Po kështu janë 10590 personat e infektuar në total, pra 2076 më shumë se të martën.
Ndërkohë numri total i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarve ka shkuar në 12462. Sipas emergjencave, numri i persona të shëruar është 1045, 41 më shumë nga dje.
Një mjek nga Codogno, vendi ku shpërtheu së pari koronavirusi thotë se janë 15 ditë luftë për shërohet.
OBSH ka deklaruar se parashikojnë një shtim të rasteve të të vdekurve në vendet e prekura.
“Në ditët dhe në javët në vijim, parashikojmë një shtim të numrit të rasteve, të numrit të të vdekurve dhe të numrit të vendeve të prekura”. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm o OBSH-së Adhanom Ghebreyesus.