Nga Mirilda Tili
Është i njëjti që ka deklaruar që jemi vend me rrezikshmëri të ulët.
Më pas deklaroi se ne kemi marre masat siç duhet, por më pas u kujtua që nuk i kishte marrë tamam, dhe u detyrua të fuste të gjithë vendin në karantinë, aq sa ende ka kaos.
Ja ka hequr të drejtën e fjalës ekspertëve të fushës dhe ngeli gjithë ditën live.
Përveç kësaj, thotë mbyllini në shtëpi dhe bën lidhje nga oborri i shtëpisë së bashku me kakarisjen e pulave të fshatit.
Pale kur e thotë që ‘më e keqja nuk ka ardhur ende’ a thua se po thotë ‘të keqes i erdhi fundi’.
Por kulmi është kur thotë që agjëron 16 ore dhe se bën yoga.
Mire bën që i bën, në rast se i bën vërtet, por boll.
Të lerë mjekët dhe shkencëtarët të flasin!