Policë, tek tuk ndonjë makinë që nuk i është bindur urdhrit të qeverisë apo njerëz që lëvizin me biçikletë, janë të vetmit që shihen në rrugët thuajse të boshatisura boshatisura në Tiranë, në ditën e dytë të ngujimit.
Pas urdhrit për nisjen e shtetrrethimit që nisi mëngjesin e sotëm në orën 06:00, pamjet me dronë tregojnë se janë të paktë ata të pabindurit që kanë zgjedhur të dalin, ndërsa shumica e njerëzve kanë vendosur të bëjnë gjënë e duhur, të qëndrojnë brenda në shtëpi, gjatë frikës së përhapjes së COVID-19.
Pamjet me dron të siguruara nga “Panorama” tregojnë rrugët e Unazës së Madhe, që në rutinë e tyre, gumëzhinin nga lëvizjet e trafiku ishte i padiskutueshëm në çdo orë të ditës.