Situata e Covid-19, Mediu: Të dëgjojmë njerëzit e arsyes dhe specialistët

Hënë, 16 Mars 2020 19:15

Nga Fatmir Mediu

Se pari dua të falënderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që po punojnë me vetëmohim duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetët tona.

Së dyti: Bashkimi Europian vendosi qe të mos lejohet për një periudhe 6 javore eksporti I pajisjeve mjekësore.

Ky vendim i BE është një zile alarmi për shqiptaret dhe duhet të jete edhe për qeverinë shqiptare dhe Ramen duke marrë në konsideratë faktin se pothuajse të gjithë spitalet tona private dhe shtetërore janë të varura në masën më të madhe nga këto pajisje.

 

Në këtë situatë pandemike që askush nuk parashikon se sa do zgjasë e sa njerëz do të infektohen, apo sa do kenë nevojë për asistencë mjekësore shohim që dy probleme kane dale në pah në Amerike dhe Europë.

Ato janë nevoja për:

-Sa me shumë kite dhe tamponë për këto teste

-Pajisja me ‘Ventilatorë’ të cilët janë në mungesë të madhe në Europe, Turqi si dhe në Amerike, vende ku ka një diferencë të madhe ndërmjet kërkesës dhe mundësive.

Po Shqipëria??

1-Qeveria shqiptare duhet në mënyre urgjente që masave për kufizimin e lëvizjeve të ndërmarrë urgjentisht veprime aktivitet për të siguruar furnizimet e nevojshme dhe të domosdoshme mjekësore për këtë situatë ku pothuajse të gjitha vendet prodhuese nuk duan të eksportojnë as ilaçe, as maska, as ventilatorë (respiratore) apo kite diagnostikuese.

2- Masat shtrënguese pa u shoqëruar me masa mbështetëse ekonomike nuk të çojnë drejt zgjidhjes. Qeveria duhet që veç gjuhës dhe veprimeve shtrënguese të krijoj mbështetje për njerëzit në nevojë dhe bizneseve sepse nëse do të kemi një krize ekonomike situata do të jete e pakontrollueshme.

Para pak ditësh Frederic Kempe President i Këshillit te Atlantikut i kërkonte Presidentit Trump te vere në lëvizje NATO-n bazuar mbi artikullin 5 të aleancës. Kjo eshte një lufte për te shpëtuar jetën e njerëzve dhe përballe kësaj i vetmi pushtet dhe interes janë njerëzit në nevoje.

Të gjithë jemi në një llogore pavarësisht me përgjegjësi të ndryshme. Prandaj mirëkuptimi dhe vendosja e interesave të shqiptareve në plan te pare është e domosdoshme.

 *Duke lëne mënjanë pozicionin apo ndasitë politike është e domosdoshme që qeveria dhe politika, të dëgjoje dhe të veprojë bazuar mbi mendimin e eksperteve te shëndetësisë, përvojave të vendeve të tjera për tu përballur me këtë pandemi.

*Të dëgjojmë mendimin e njerëzve të biznesit dhe njëkohësisht të vendimeve të vendeve Europiane për të mbështetur ekonominë, biznesin dhe njerëzit në nevojë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...