E frikshme/ 16% e të infektuarve janë mjekë dhe infermierë E frikshme/ 16% e të infektuarve janë mjekë dhe infermierë

Tuesday, 17 Mars 2020 14:06

Një ditë pas apelit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përshkallëzimin e testimeve tek çdo rast i dyshuar, Instituti i Shëndetit Publik ka mbajtur thuajse të njëjtin ritëm me 42 testime të reja në 24 orët e fundit; nga të cilat katër rezultuan pozitivë me COVID-19.
Të martën, numri i të infektuarve të konfirmuar në Shqipëri shkoi në 55, ku nëntë raste ose 16% e totalit janë personel mjekësor.
“Pas hetimit të hollësishëm në spitalin Shefqet Ndroqi u identifikuan edhe dy raste të reja të infektuar në këtë personel shëndetësor. Pjesa më e madhe janë asimptomatikë,” tha në një deklaratë për mediat Silva Bino nga ISHP.
Mes mjekëve dhe infermierëve të infektuar, tetë raste janë shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe një rast në spitalin rajonal të Durrësit. Përhapja e infeksionit në sanatorium lidhet me trajtimin e një të sëmuri, i cili u vizitua nga një i afërm i kthyer nga veriu i Italisë, por që nuk e ndau këtë informacion me mjekët dhe infermierët.
Më herët, në Durrës rezultoi pozitiv një mjek që kishte trajtuar 73-vjeçaren që ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus gjatë një trajtimi mjekësor të mëparshëm në Itali.
Bino apeloi të martën të gjithë mjekët dhe infermierët që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet masat e sigurisë. “Të gjitha rastet e dyshuara t’i konsiderojnë si të infektuar me COVID-19,” tha ajo.
Nga 55 personat e infektuar, 25 ndodhen në trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv në Tiranë. Të martën, Ministria e Shëndetësisë vendosi që të hapë edhe sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” për të sëmurët me COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të hënën që shtetet anëtare të shtojnë numrin e testimeve të personave të dyshuar për infektim me COVID-19. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dha një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjitha vendet gjatë konferencës për shtyp që mbajti në Gjenevë.
“Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: testoni, testoni, testoni”, deklaroi ai.“Testoni çdo rast të dyshuar,” shtoi ai.
Shqipëria ka testuar 605 persona të dyshuar që prej shpërthimit të epidemisë, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë deri më tani transparencë për numrin e testeve që vendi ka aktualisht në dispozicion.
Mes testeve të kryera, numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Tiranë me 38 raste, i ndjekur nga Fieri me 6 raste. Në Durrës numri ka qëndruar i njëjtë prej ditësh me 5 raste, njësoj si në Elbasan, Lushnje dhe Rrogozhinë ku janë identifikuar nga dy persona të infektuar.
Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi të martën se Shqipëria po vazhdon të ndjekë strategjinë e gjurmimit të të infektuarve dhe izolimit të kontakteve të tyre për të thyer zinxhirin e përhapjes së sëmundjes.
“Këtu do të përqendrohet e gjithë puna jonë dhe e armatës së mjekëve,” tha Bino, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të telefonojnë në numrin e Urgjencës 127 për të mos mbingarkuar spitalet në dispozicion të të sëmurëve./BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...