Shtetet e Evropës shpalosin planet e shpëtimit ekonomik, përveç Shqipërisë

E mërkurë, 18 Mars 2020 13:33

Të gjithë vendet e BE-së të prekura nga koronavirusi kanë nisur të detajojnë planet e tyre të shpëtimit ekonomik.
Ministri francez i Financave Bruno Le Maire të martën ka detajuar planin e Francës me vlerë 45 miliardë euro të fokusuar në politikat e taksave dhe pagesa direkte të shtetit për sipërmarrjet. Gjithashtu ai ka garantuar dhe vlerën prej 300 miliardë euro për kredi siç edhe u shpreh se është i gatshëm të shtetëzojë kompanitë e mëdha në rast nevoje.
Në Spanjë, që ka numrin e dytë të të prekurve në Europë pas Italisë, kryeministri Pedro Sánchez shpalli planin e tij me vlerë 100 miliardë euro që do shpërndahen në formë kredie dhe garancie për kompanitë që duan likuiditete si pjesë e asaj që ai e quajti “mobilizimi më i madh i burimeve në historinë demoraktike të vendit”.
Në Londër, kancelari i Thesarit Rishi Sunak u zotua se do të shtonte në buxhet 330 miliardë paund si formë kredie të qeverisë që është e barabartë me 15% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe masa të tjera direkte.
Edhe Washington ditën e djeshme zbuloi planin ekonomik me vlerë 850 miliardë dollarë në ndihmë të ekonomisë dhe me çeqe që do t’i çoheshin të punësuarve në shtëpi duke shmangur burokracinë.
Plani ekonomik francez që përfshrin 32 miliardë euro do të përfshijë anullimin për një muaj të taksaës së koorporatave dhe gjithashtu pagesën e sigurimeve shoqërore për dy muaj që kapin vlerën e 8.5 miliardë eurove. Këto të fundit do të paguhen nga shteti për shkak të krizës.
Si masa shtesë shteti francez do të garantojë 300 miliardë euro kredi nga bankat për tek bizneset që të sigurojë se ai nuk do të falimentojë nga kërkesa për likuditete, ndërsa naëtarët e eurozonës kanë ofruar kolektivisht për eurozonën 1 trilion euro.
Ndryshe nga këto vende Shqipëria vazhdon të mos ofrojë asnjë ndihmë reale dhe thelbësore për ekonominë. Kryeministri në mënyrë të vazhdueshme ka sulmuar dhe atakuar liderin e opozitës ndonëse ky i fundit i ka sugjeruar që të anullojë pagesat vjetore për konçesionet që shkojnë 120 milionë euro. Kryeministri Rama ka refuzuar ndonëse përditë ai deklaron se Shqipëria është në luftë./Marre nga BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...