Pas mijëra vdekjeve në mbarë botën, nis testimi i vaksinave të para kundër koronavirusit

E mërkurë, 18 Mars 2020 21:23

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se kanë filluar testimet e para të një vaksine që mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj fatkeqësie.

ilac

 

Ghebreyesus është shprehur se ky proces u iniciua rreth dy muaj pasi u ndanë sekuenca gjenetike të patogjenit, të cilën ai e përshkroi si një “arritje të jashtëzakonshme”.

“Shumë teste të vogla me metoda të ndryshme mund të mos na japin provat e qarta, të forta që na duhen për  trajtime që ndihmojnë për të shpëtuar jetë”, njoftoi Dr. Tedros, duke zbuluar se OBSH filloi një studim të madh ndërkombëtar të quajtur “Eksperimenti i Solidaritetit”, qëllimi i të cilit është për të përcaktuar se cilat trajtime janë më efektive.

Kreu i OBSH-së shtoi gjithashtu se Argjentina, Bahreini, Kanada, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda tashmë kanë konfirmuar qëllimin e tyre për t’u bashkuar me këtë iniciativë, dhe ka shprehur shpresë se vendet e tjera mund të ndjekin këtë kërkesë.

“Unë vazhdoj të frymëzohem nga demonstrimet e shumta të solidaritetit nga e gjithë bota”, tha ai, duke lavdëruar ata që dhuruan para për kauzën. “Këto dhe përpjekje të tjera më japin shpresë se së bashku, ne mund dhe do të mbizotërojë”.

Ndërkohë, Shibo Jiang, profesor i virologjisë në Universitetin e Fudanit në Shanghai dhe në Neë York Blood Center, paralajmëroi se kërkimi për vaksinën nuk duhet të nxitohet dhe se të gjithë protokollet e duhura të sigurisë duhet të respektohen gjatë këtij procesi.

Login to post comments