Lajm i pakëndshëm për shqiptarët që ndodhen në Danimarkë

E Enjte, 19 Mars 2020 10:09

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe një njoftim të pakëndshëm për qytetarët shqiptarë në Danimarkë. Sipas MEPJ:

"Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Danimarkë.

Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

Nuk është e mundur të aplikohet për shtyrje vize afat-shkurtër pasi Shërbimi Danez i Emigracionit do të jetë i mbyllur dhe gjithashtu nuk do të mund të aplikojnë as online, pranë Policisë Daneze."

Login to post comments