Sa kohë zgjat sëmundja e koronavirusit?

E Enjte, 19 Mars 2020 12:09

Nga Ferguson Walsh, BBC
Për katër nga pesë persona, Covid-19 do të jetë një sëmundje e butë, pak a shumë si gripi
Simptomat përfshijnë temperaturë dhe kollë të thatë. Mund të ndjeni sëkëlldi për disa ditë, por do të ktheheni në normalitet brenda një jave ose diçka më shumë pasi të shfaqen simptomat.
Shumë njerëz as nuk e dinë se janë të infektuar- ne nuk jemi shumë të sigurt për këtë, por ky do të ishte një lajm shumë i mirë nëse është kështu, sepse do të shtonte nivelin e të ashtuquajturit imunitet i turmës në shoqëri.
Nëse virusi vendoset mirë në mushkëri, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe pneumoni. Rreth një në shtatë njerëz mund të ketë nevojë për trajtim në spital, dhe një në dy mund të kenë nevojë për kujdes kritik- me gjëra të tilla si ventilator dhe oksigjen.
Në Kinë, ata që u sëmurën më shumë qëndruan në spital për rreth tri javë.
Ndërsa shumë vdiqën, shumica dërrmuese e atyre që do të sëmuren do të shërohen, edhe nëse janë të sëmurë ose kanë pasur probleme të tjera shëndetësore.

 

Login to post comments