Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar në “Facebook” udhëzuesin për klasat e 9-ta, për provimet kombëtare të arsimit bazë.
Materiali u shërben nxënësve, mësuesve, specialistëve të arsimit dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.
Udhëzuesi përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit dhe për ta bërë më të lehtë përdorimin e tij përmbajtja është ndarë në 3 seksione:
a) Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.
b) Seksioni 2 përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e matematikës, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.
c) Seksioni 3 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe dhe matematikës.