Spanjë, kampi me shqiptarë pa asnjë kusht të domosdoshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi

E Enjte, 19 Mars 2020 19:21

Teksa Spanja është shndërruar në një nga vendet më të prekura të Evropës sa i përket përhapjes së koronavirusit, zona e Pasaje Seguro në Cantabria shpreh shqetësimin për një qendër me dhjetëra emigrantë shqiptarë, duke kërkuar nga autoritetet zgjidhjen e menjëhershme të situatës për shkak të rrezikut të përhapjes së infeksionit.   

Në një njoftim për shtyp dhe pas disa ditësh bisedimesh, Pasaje Seguro ka konfirmuar joefektivitetin e administratave në zgjidhjen e problemit të shëndetit publik të “mbipopullimit në një ndërtesë të braktisur në periferi të Santander, e cila nuk energji elektrike, ujë të rrjedhshëm, dhe kushte sanitare të përshtatshme për dhjetëra emigrantë që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Shqiptarët përpiqen të largohen fshehtas drejt Irlandës nëpërmjet portit lokal.

“Mbajtja e dhjetëra njerëzve në rrugë pa strehimin e duhur të tyre për t’i mbrojtur nga infeksioni, ata dhe pjesën tjetër të qytetarëve, është një sulm ndaj shëndetit publik dhe një krim,” pohojnë ata.

Ata theksojnë se vonesa e Këshillit Bashkiak në zgjerimin e vendeve në dispozicion në strehëzën komunale “Princesa Letizia”, është “duke parandaluar akomodimin e duhur të këtyre migrantëve dhe të gjithë personave të pastrehë në një situatë alarmi shëndetësor si ai aktual”, shkruajnë mediat lokale atje

shpresojnë që administratat publike “të zgjidhin hyrjen e shpejtë të këtyre njerëzve, dhe pjesën tjetër të atyre që janë në situata të ngjashme, në strehimore të pajisura siç duhet për të qenë në gjendje të ndjekin saktë karantinën kundër Covid-19”.

Modifikuar më E Enjte, 19 Mars 2020 19:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...