Nga Tritan Shehu
Vonesa e Rames ne mbeshtetjen e shendetesise, nje vonese me pasoja tejet te renda.
Sot Rama deklaroi dislokimin e 25 M $ per nevojat e shendetesise, shifer kjo shume nen ate prej 30 M E, qe ne i kemi kerkuar kesaj qeverie te ipte mbi nje muaj me pare, mbasi dhame alarmin per rrezikun prej fundit te janarit, tashme kohet kane ndryshuar me shpejtesi.
Kryeministri mbasi na ironizoi, deklaroi se sistemi i yne shendetesor eshte i “ persosur”, aq me keq na akuzoi per perhapje paniku, dha vetem 3 M $, humbi mbi nje muaj shume te vlefshem e sot erdhi drejt asaj kerkese, kur gjerat kane evoluar shume per keq, veshtiresite ne sigurimin e materialeve jane shume fishuar e cmimet e tyre jane tej rritur.
Gjithashtu nga 250 respiratore, qe ne kemi propozuar prej mbi nje muaji, sot po kerkohet te blihen vetem 54 prej tyre, dhe keto duke paguar ¨haracin” e voneses.
Sidoqofte me mire vone se kurre, shpresoj qe dhe kjo shume e pamjaftueshme per nevojat e urgjences aktuale mjekesore, te perdoret drejt e me transparence.
Une do te sygjeroja koncentrim ne plotesimin e mjeteve mbrojtese te personelit qe po mbarojne, ne mbeshtetje te kujdesit paresor, per laboratore ne territor e shtim te tamponeve, per aktivizimi te klinikave infektive ne rrethet kryesore, forcimi te sherbimeve te Reanimacionit ne qender e nje pjese te periferise duke porositur edhe reth 200 respiratore te tjere me kompletet perkatese.
Koha nuk pret e shpejt do te tregoje se ky fond i dhene per shendetesine eshte tashme shume larg nevojave, ndersa vazhdojme te paguajme PPP-te!