Berisha: Për rastin "zero" falenderojmë Ministrin turk, fluturoi nga Tirana në Stamboll dhe u shtrua në SHBA

E Enjte, 19 Mars 2020 21:59

Ndërsa të gjithë njohim si rastin zero 28-vjeçarin që udhëtoi nga Firence dhe infektoi të atin, ish-kryeministri Berisha thotë se rasti zero është ai që njoftoi Ministri turk me 2 mars.

Berisha: Ka një dramacitet në çdo gjë në shpirtin e tij (Ramës). Sa i përket rastit zero duhet të falenderojmë Ministrin e  Shëndetësisë të Republikës së Turqisë që na njoftoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me 2 mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA.Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë etj. A është kjo paaftësi apo papërgjegjshmëri nuk mund ta them. Por u humbën më shumë se 2 muaj kohë pa marrë asnjë masë të vetme. E papranueshme.

Në një lidhje me skype për "360 Gradë" në Rtv Ora, Berisha denoncoi se në dy muaj përpara se virusi të shpërthente në vend nuk u bë asnjë përgatitje jo vetëm për popullatën por as për personelin mjekësor.

Berisha: Nuk u bë përgatitja më minimale jo për popullatën por të paktën për personelin shëndetësor. Të garantoheshin maskat dhe kostumet që duheshin për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj. Mungesë e plotë përgjegjësie. Nëse shefi i ekzekutivit rri 2 muaj duarkryq kur kjo epidemi tronditi botën më shumë se çdo epidemi tjetër pas gripit spanjoll do të thotë se është i paaftë.E them që mos të qëndrojmë prapë në bisht të kohës se qëndrimi në bisht të kohës ka gjithmonë pasoja më të rënda.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...