Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë së fundi një tjetër apel për shqiptarët, që të respektojnë distancimin social, të shmangin maksimalisht lëvizjet dhe të qëndrijnë në shtëpi, si kushti kryesor për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Duke marrë parasysh faktin që në orët e lejuara të lëvizjes, rrugët tejmbushen, ai apelon për shumë kujdes.
Mesazhi i Tritan Kalos, postuar mbreme ne darke
SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njejtën orë ishin bosh….Bashkëatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjeksor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!…We will win that war with an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians!!!