Dita e babait, e cila festohet më 19 mars, ishte pak e veçantë këtë vit në Itali për shkak të epidemisë së koronavirusit. Ca më tepër, për punonjësit e shëndetësisë që janë në betejë.
Djali i njërit prej tyre ka dashur t’i bëjë një dhuratë të veçantë babait, një letër:
“Babi im punon në dhomën e urgjencës dhe tani që ka mbërritur koronavirusi, ai është kthyer në një hero. Ai ka veshur tuta të bardha dhe një maskë dhe po e lufton këtë mostër. Forca babi, ti dhe shokët e tu do ta shkatërroni atë”, ka shkruar vogëlushi.
Mesazhi i titulluar “Babi im” është publikuar në grupin në Facebook “Coronavirus Italia. Solidarieta e notizie”me një koment: Urime gjithë baballarëve, veçanërisht superheronjve në vijën e parë të frontit”.