“Sot më ulëret shpirti, të lutem ty të mos më marrësh jetën mua, kolegëve, njerëzve”, mesazhi rrëqethës i mjekes shqiptare në Itali

Premte, 20 Mars 2020 12:53

Mesazh prekes dhe apel i forte vjen nga nje mjeke shqiptare ne Itali. Quhet Romina Selenica dhe u ben thirrje te gjithe atyre qe sfidojne rregullat e izolimit, nuk qendrojne ne shtepi, duke mos e marr seriozisht situaten. selenica romina
“Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19″- shkruan ajo, ne nje mesazh postuar ne rrjetet sociale.
Mesazhi i Dr. Romina SELENICA
Për ty qytetar i pabindur,
Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“ mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +. Unë që po të drejtohem, jam një femër, një motër, një vajzë, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty. Ne jemi po ata sot, që ndërkohë që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po BRENDA spitaleve, për ti shërbyer po mikut, familjarit apo ty.
Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon. Unë nuk i kërkoja dot zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh Virusin. Unë sot të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë. Unë sot të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore. Unë sot të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë. Unë të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.
QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shume familje, mos presim më jetë në mes. TE LUTEM !! Le të jemi ndryshe, ti tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën! Ti tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!
TË LUTEM, QËNDRO NË SHTËPI!
Me Respekt, Dr. Romina SELENICA
Itali

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...