SHBA ka premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.
me një shënim në facebook, në faqen e Ambasadës së SHBA, sqarohet se kjo ndihmë shkon për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, për luftën ndaj koronavirusit.
Mesazhi i plotë në facebook:
“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, Ambasadorja Yuri Kim.