'Karantina në Itali është shtyrë deri më 3 maj'/ Gazetarja: Situata dramatike, shkollat mund të hapen në shtator

Premte, 20 Mars 2020 18:56

Gazetarja Ornela Hila në një lidhje telefonike nga Italia për televizionin Fax Neës raportoi mbi gjendjen aktuale që po kalon shteti fqinj në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Italia tashmë ka kaluar Kinën, ku kishte zanafillën virusi, për sa i përket numrit të viktimave, ku deri më tani raportohet për mbi 3400 të vdekur.
Ndërkohë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pasur 427 viktima nga infeksioni.
Gazetarja Hila raportoi shifra dramatike ku theksoi se ditën e sotme është shënuar numri me 41 mijë të prekur, 5200 më shumë se një ditë më parë.
Po ashtu ajo theksoi se në disa zona nuk respektohet karantina, duke bërë që shumë qytetarë të thyejnë rregullat.
“Situate vijon të jetë shumë e rëndë në zonën e Lombardisë. Spitalet janë të angazhuara në kapacitetin e tyre maksimal për t’u shërbyer pacientëve.
Mjetet ushtarake vazhdojnë të kontrollojnë rrugën për sa i përket lëvizjes së personave. Lejimi i qarkullimeve është i kufizuar vetëm nëse tregon autorizimin. Personat që kapen duke ecur në rrugë pa autozimin përkatës rrezikojnë ndjekje penale.
Ajo që pritet të vijojë është kontrolli nga ushtria. Duhet theksuar se jo në këtë gjitha rajonet respektohet direktiva e qeverisë. Shumë qytetarë vijojnë shëtitjet, për fat të keq, qytetarët në shumë zona të tjera vijojnë të lëvizin lirisht.”- tha Hila.
Po ashtu gazetarja theksoi se karantina është shtyrë deri me datën 2 maj, ndërkohë që tha se fundi epidemisë mund të vijë nga vera.
“Karantina e cila ishte përcaktuar deri në datën 3 prill është shtyrë deri në datën 2 Maj. Burime jozyrtare bëjnë me dije se shkolla mund të mos hapet më për këtë vit dhe të hapet në shtator. Situate pritet të qetësohet vetëm në fillim të verës.”– tha Hila.

Modifikuar më Premte, 20 Mars 2020 20:28
Login to post comments