‘Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm’/ Kreu i OBSH paralajmëron rrezikun nga koronavirusi

Premte, 20 Mars 2020 22:00

Sapo kemi dëgjuar nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili lëshoi një paralajmërim të ashpër për të rinjtë në lidhje me virusin.  

"Një nga gjërat që ne po mësojmë është se megjithëse njerëzit e moshuar janë goditur më fortë, as të rinjtë nuk kursehen," u tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve në Gjenevë, raporton Reuters.  

 

"Të dhënat nga shumë vende tregojnë qartë se njerëzit nën 50 vjeç përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë të shtrohen në spital.  

 

"Sot, unë kam një mesazh për të rinjtë: Nuk je i pathyeshëm. Ky virus mund të të fusë në spital me javë të tëra, madje mund të të vrasë'.  

 

Ai shtoi: 'Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni nëse dilni jashtë, mund të jenë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për dikë tjetër.'

Në konferencën ditore, Dr. Tedros gjithashtu shtoi:  

'Shpreh shqetësimin për mundësinë e avancimit të virusit në terrenin e vendeve me sisteme të dobëta shëndetësore'.  

Gjithashtu Tedros shpjegoi se 'rënia e tregut të pajisjeve mbrojtëse kishte krijuar vështirësi ekstreme'.  

Tedros falënderoi 'sektorin privat për hapat e marrë në dhënien e mbështetje së tyre për përgjigjen globale'.

OBSH tha se 'po punonte me kompani private për të siguruar furnizimin dhe shpërndarjen e drejtë të ... testeve'.

Login to post comments