Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale foton më lart, postuar një ditë më parë nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila jepte lajmin e mirë se dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas konfirmimit negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
Dj Kraja ndërkaq ngre pyetjen se si ka mundësi që akoma njerëzit nuk janë bindur për të qëndruar në shtëpitë e tyre, duke vënë në rrezik gjithë shoqërinë dhe mjekët.
POSTIMI I DJ
“HEROES OF TOMORROW
Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.
Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”.