Një infermiere e quajtur Dawn Bilbrough, nga York, shkoi në market e bindur se ajo mund të blinte të paktën gjërat thelbësore për të ngrënë drekë dhe darkë në 48 orët e ardhshme dhe, për habinë e saj, nuk gjeti asgjë.
Frutat dhe perimet ishin zhdukur plotësisht nga raftet e marketit.
Gruaja u acarua dhe nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët në videon që regjistroi me celularin e saj.
E lodhur dhe e rraskapitur pas orëve të gjata në punë, ajo bëri thirrje që njerëzit ë ndalen dhe të mendojnë se stafi i mjekëve, ajo e kolegët e saj duhet të kujdeset për ta, dhe duhet të qëndrojnë të shëndetshëm për të kryer detyrën e tyre.
Infermierja e cila punon në West Yorkshire, u bëri thirrje njerëzve që të ndalen dhe të lënë ushqime e produkte për të gjithë në markete.
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...
Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...