Tirana mund të quhet edhe kryevatra e virusit në vendin tonë, pasi shënon numrin më të madh të të prekurve me koronavirus, të konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Në raportimin më të fundit, të paradites së sotme, nga 6 rastet e reja të konfirmuara me Covid 19, 5 ishin në Tiranë, kontakte të pacientëve të mëparshëm. Në total, nga 76 raste të konfirmuar, 55 raste janë në Tiranë.
Ndërkohë që sikundër ishte thënë edhe më herët, nga raportimet lidhur me prekshmërinë në botë, edhe tek ne përqindja më e madhe e të prekurve janë meshkuj. Por, diferenca nuk është e ndjeshme.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.
Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:
• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.