Nëse bëjmë dy hipoteza:
-Të dhënat për rastet e reja me koronavirus janë të sakta.
Atëherë të dhënat e deklaruara janë domethënëse dhe nga analiza e tyre mund të nxirren përfundime të pranueshme.
Më konkretisht, nëse i referohemi të dhënave zyrtare të publikuara edhe nga OBSH për Shqipërinë për rastet e reja të testuara “pozitive” me COVID-19 në periudhën 10-21 mars 2020, del përfundimi se situata në Shqipëri nuk është ende në kontroll, por tendenca është se ajo po shkon drejt “vendosjen nën kontroll” të përhapjes së pandemisë. Rritja ditore nuk është eksponenciale (që e bën të rrezikshme situatën), madje me një rritje ditore të rasteve të reja që nuk e kalon shifrën 10 përqind. Por ende larg për t’u konsideruar se rreziku është larguar.
Për të kuptuar më mirë sesa larg stabilitetit të plotë është ende Shqipëria, mjafton t’i referohemi rasteve të Kinës e Koresë së Jugut. Në Kinë ku mendohet/vlerësohet se situata e pandemisë ka kaluar, ndërkohë që pasojat e saj vazhdojnë, ky raport është 0,05 përqind; Kina konsiderohet rasti më i mirë. Kurse në Korenë e Jugut, që është po ashtu në përmirësim të dukshëm, por ende pasojat janë prezente, ky raport është rreth 1,5 përqind. Kurse në Itali ky raport është rreth 12-13%.
Pra Shqipëria me shifrat rreth 7-8 përqind është larg “skenarit” italian, por ende edhe larg “stabilitetit kinez”, madje larg edhe rastit të “qetësuar” korean.
Me optimizëm mund të thuhet se rreziku në Shqipëri ende s’ka kaluar, por ai po reduktohet, pra tendeca është pozitive; prandaj jo vetëm s’ka vend për eufori e neglizhencë, madje kjo provon se masat e rrepta të distancimit social kanë filluar të japin rezultat, por ato duhen vazhduar ende e madje me më shumë rreptësi.