Qeveri, kthe sytë nga skalioni i Mjekëve të Familjes!

Hënë, 23 Mars 2020 13:41

Nga Prof. Gëzim Xhepa
1. Të sëmurë kronikë mbani lidhje të rregullta telefonike me mjekun e familjes... Shmangni kontaktet e drejtpërdrejta me mjediset mjekësore dhe grumbullimet në to. Mos hraroni se ndryshimet në organet tuaja të sëmura janë të parikthyeshme dhe kërcënuese për jetën. Kjo situatë paniku kërkon viktima.!
2. Mjekë të familjes, jeni ju skalioni mbrojtës i jetës së shumë më tepër pacientëve se ata që kërcënohen nga pandemia. Situatat panikut do të kërkojnë nesër shumë më tepër viktima, se po shpëtojmë sot. Ndonëse heronj të heshtur të këtij kaosi pandemik, ruani veten, familjen dhe të sëmurët tuaj duke shmangur kontaktet e drejtpërdrejta me pacientë dhe duke shtrirë kontaktet telefonike përtej izolimit dhe fashave orare. Në emër të jetës, le të kthehet telefoni juaj mbrojtësi kryesor i shëndetit dhe shmangies së komplikacioneve te të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Nëse koronavirusi ka ngritur në këmbë botën, ju jeni heronj të vetëmuar, që në heshtje rrini në skalionin e mbrojtjes së jetës së atyre që kanë aq shumë nevojë për mjekësinë çdo ditë të jetës së tyre...
3. Mjekë specialistë, sa më shumë të vihemi në dispozicion të telefonave të mjekëve të familjes me mendimin tonë profesional..., aq më pak komplikacione do kemi sot për hospitalizim dhe aq më pak viktima nesër, kur do dalim si triumfator mbi pandeminë që tronditi botën... Kujdesi i sotëm shmang dhjetëfishimin e viktimave në radhët e të sëmurëve kronikë nesër...
4. Qeveri shqiptare, kthe sytë nga skalioni i mjekëve të familjes, që sot realisht kanë mbi shpinë gjithë barrën e shërbimit shëndetësor dhe janë mbrojtësit kryesorë të shëndetit dhe jetës. Shtrini fashën e parashkrimit të medikamenteve në receta elektronike edhe për medikamente që kanë nevojë për preskriptimin e specialistëve. Të sëmurët kronikë janë sot më tepër se kurrë në dorën e mjekëve të familjes. Këta mjekë, sot më tepër se kurrë, nuk janë thjeshtë noterë vulash siç ka tentuar t’i transformojë sistemi ynë problematik shëndetësor, por janë ata që po ndeshen realisht me sëmundje që prodhojnë shumë më tepër viktima në periudha kaosi, se sa coronavirusi dhe viruse më të fortë se ai!!!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...