Turizmi, kërkesë qeverisë: Dy mundësi për mbështetjen e sektorit që ta shpëtojmë nga falimentimi

Saturday, 28 Mars 2020 08:05

Situata që ka krijuar globalisht Covid-19 ka prekur Shqipërinë në një sërë sektorësh, por sidomos efekti pritet të ndihet tek turizmi.

Unioni Turistik Shqiptar vlerëson se nëse ky sektor nuk mbështetet me politika të veçanta do të shkojë drejt falimentimit. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe firmosur nga kreu i Unionit, Rrahman Kasa, nënvizohet se aktualisht rezervimet për muajt prill, maj, qershor janë zero e për pasojë i gjithë sektori ka kaluar në kolaps.

“Shoqatat e turizmit, duke analizuar me shumë seriozitet situatën aktuale në të cilën ndodhet ekonomia e vendit dhe në mënyrë të veçantë industria e turizmit, për shkak të COVID-19 konkludojnë se aktualisht kjo industri është në një kolaps total.

Ne jemi të vetëdijshëm se qeveria po përballet me shumë vështirësi në këto momente shumë delikate në marrjen e masave për daljen nga kjo situatë, por ne si sektor kemi nevojë për një vëmendje më të madhe për shkak të specifikës së veçantë që kjo industri ka dhe për këtë arsye kërkojmë një zgjidhje në plane të ndryshme, me qëllim që të shpëtojmë industrinë e turizmit, e cila bën të mundur punësimin e rreth 300.000 qytetarëve dhe mbulon rreth 20% te GDP.

Ne sapo filluam të rikuperohemi nga tërmeti i 26 Nëntorit, i cil siç jeni në dijeni i dha një goditje të rëndë turizmit, sidomos hotelerisë në bregdet duke shkaktuar një rënie drastike të fundit të vitit 2019 dhe të 3-mujorit të parë 2020.

Në këtë periudhë për shkak të COVID-19 ky sektor u kolapsua komplet dhe në statusin aktual rezervimet për periudhën prill-maj-qershor 2020 janë zero, pasi janë anuluar të gjitha grupet kulturore që kishin planifikuar të vizitonin Shqipërinë gjatë kësaj periudhe” thuhet në shkresën e Unionit.

Anulohen 5 milionë net qëndrimi të sezonit veror, në risk forca e kualifikuar e punës
Unioni Turistik Shqiptar vlerëson se të humbur nuk do të jenë vetëm strukturat hoteliere, por një zinxhir i tërë industrish i lidhur me turizmin. Sipas tyre për sezonin veror tashmë janë të anuluara 5 milionë net qëndrimi të rezervuara nga partnerët ndëkrombëtarë në Shqipëri.

“COVID -19 ka goditur shumë rëndë gjithë strukturën e hotelerisë bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë, por jo vetëm pasi shumë biznese janë të lidhura zinxhir me turizmin të cilat pritet të falimentojnë, siç është transporti turistik dhe restoranet që janë dy herë të penalizuar. E para ngaqë janë mbyllur me urdhër; e dyta ngaqë nuk do të kenë klientë për shkak të anulimit të kontratave.

Më shumë se 5 milionë net akomodim të rezervuara për VERË 2020 nga turistët e huaj nëpërmjet partnerve tanë ndërkombëtarë janë kanceluar dhe vetëm një pjesë e vogel kanë bërë stop rezervimet e tyre në varësi të dinamikës së kësaj situate.

Për këtë arsye partnerët tanë janë të detyruar që të anulojnë avionët charter dhe të kancelojne kontratat që kishin me hotelet, të cilat nga mungesa e klienteëve dhe nga detyrimi i rimbursimit të pagesave të marra si parapagim janë të destinuar të falimentojnë.

Të gjithë Operatorët dhe Agjencitë e udhëtimit janë duke kanceluar të gjitha pritshmëritë/pra investimet e bëra në panaire -kontakte -Fam trip në 2019 / si dhe përgatitjet e strukturave kanë bërë STOP dhe kanë mbyllur 100% dyert duke krijuar në humbje jo të vogël

Ju bëjmë të ditur se në situatën aktuale ky sektor do të humbasë mijëra e mijëra profesionistë të cilët i kishte përgatitur me shumë sforco gjatë 3-4 viteve të fundit siç janë: Specialistë Udhëtimësh, Menaxherë Hotelesh, recepsionistë -kamerierë -kuzhinierë etj., për shkak se këto biznese e kanë të pamundur që t’i mbajnë në punë nga mosushtrimi i aktivitetit të tyre” thuhet në kërkesë.

Dy opsionet për mbështetjen e sektorit
Shoqatat e turizmit vlerësojnë se në kushtet aktuale ka nevojë për mbështetje konkrete me një paketë të dedikuar për sektorin. Në varësi të ecurisë së situatës Unioni në kërkesën drejtuar kreut të qeverisë ka sjellë në vëmendje dy opsione që mund të aplikohen si mbështetje.

“Për të shpëtuar këtë Industri nga falimentimi i plotë, si e vetmia shpresë për një kthesë të shpejtë ekonomike të vendit ne përfaqësuesit e këtij komuniteti propozojmë që të merrni një paketë masash të dedikuara këtij sektor

OPSION 1
Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore për një periudh 3-6-mujore
Këste zero të pagesës së Tatim Fitimit për minimum 3 muaj në vazhdim

3- Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të Sektorit të Turizmit
Zhvlerësimin e taksës së pronës për vitin 2020
Mosaplikimi i taksës vendore për vitin 2020

OPSION 2
Duke mirëkuptuar situatën financiare të Qeverisë dhe duke shpresuar që situata e krijuar të kalojë brenda dy muajsh dhe të planifikojmë që bizneset e turizmit të fillojne shërbimin më 1 QERSHOR dhe rikthimit në një normalitet të jetës.

Propozojmë që për muajt qershor-korrik-gusht-shtator të mos paguajmë taksa dhe tatime. Nëse nuk keni mundësi që të na jepni tani mos na merreni në sezon në mënyrë që të rikuperojmë humbjet e shkaktuara tani.

1) Të shmangen SIGURIMET e punonjësve për 4 muaj të sezonit veror
2) Të mos aplikohen TAKSAT VENDORE taksa e E PRONES
3) Pezullimin e pagesës së Tatim Fitimit

Kompanitë/turoperatorët outgoing-të cilët merren me dërgimin e klientëve me udhëtime masive charter në Turqi-Egjipt-Greqi të cilët kanë hapur shitjet prej 1 janarit 2020 dhe kanë bërë shitje me çmime promocionale me kushte të pakthyeshme dhe kanë bërë gjithashtu shumë më tepër parapagime për strukturat e hotelerive dhe kompanive chartuese-pra gjendja e tyre floë është për momentin negativ.

Në të gjitha tregjet europiane kanë nxjerrë një eksperiencë dhe e njohin mirë këtë si problem shumë sensibilizues kanë dalë në mbështetje ligjore të këtyre strukturave me një moto “Mos kancelo, merr voucher dhe përdore në një vit kalendarik në bazë të datës së nisjes”.

Kjo kërkon mbështetje ligjore në të kundërt do të ketë pasoja shumë të ndjeshme të turoperatorëve dhe agjentëve të udhëtimit pasi do të krijojë problem social. Prandaj kërkohet një suport ligjor në mbrojtje të strukturave/torperatorëve outgoing me vendim të Këshillit të Ministrave.

Duke qenë koshient për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi ne e konsiderojmë bashkëpunimin qeveri-biznes si të vetmen alternativë për t’i bërë ballë kësaj situate dhe mendojmë se kërkesat tona kërkojnë vlerëim të menjëhershëm në mënyrë që të shpëtojmë këtë sektortë rëndësishëm të ekonomisë sonë nga falimentimi i plotë” thuhet në kërkesën zyrtare drejtuar kreut të qeverisë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...