Paketë ndihme 200 mln euro/ Kosova do paguajë rrogat për dy muaj

Saturday, 28 Mars 2020 14:56

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako emergjente për Qeverinë në situatën e krijuar për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Bislimi ka propozuar një pako 13 pikëshe ku ndër të tjera ka theksuar se fokusi do të jetë tek përfituesit e skemave pensioneve, bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga kjo situatë.

Ai njoftoi se personat që përfitojnë nga skema pensioneve nën 100 euro do t’i kenë edhe 30 euro më shumë (nëse nuk janë përfitues të ndonjë skeme tjetër).

Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i mbulojë pagat e punëtorëve të kompanive private për dy muajt në vazhdim në vlerën e pagës minimale prej 170 euro.

 

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro”.

Qeveria do të marrë përsipër edhe subvencionimin e qirasë deri në 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm.

Do të ketë edhe fonde shtesë për komunat e prekura nga koronavirusi, po ashtu edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës.

Sipas Ministrit në detyrë të Financave e gjithë kjo pako do të kushtojë 170.6 milionë euro. Nga këto masa buxheti i shtetit mund t’i ketë deri në 200 milionë euro më pak se sa janë parashikuar në shkurt./ KlanKosova.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...