SPAK publikon emrat e 17 anëtarëve të grupit kriminal, trafikonin qytetarë drejt SHBA-së, Kanadasë e Anglisë me viza false

E Enjte, 02 Prill 2020 14:53

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar procedimin penal ndaj një grupi personash, të cilët akuzohen për vepratn penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK publikon emrat e 17 personave në dosje, të cilët janë Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj, Gjergji Mezuraj, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.

NJOFTIMI I SPAK:

Mbi bazën e akteve të procedimit penal nr.272/2016 të Prokurorisë Për Krime të Rënda, të përcjellë për kompetencë lëndore nga kjo prokurori me datë 20.12.2019, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.25/2019, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të K.Penal.

 

Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se të pandehurit Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj,Gjergji Mezuraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal, nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë përfunduar hetimet për 17 të pandehurit e mësipërm dhe me datë 31.03.2020 është paraqitur kërkesa për dërgimin në gjyq të të pandehurve për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189/2, 190/2, 298/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal janë dërguar më parë për gjykim dhe janë deklaruar fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema, Ismail Alushani.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...