Nga Skënder MULLIQI
E para e mirë ndoshta pas gjithe këtyre marifeteve nga politikat mbrapshta, dhe nga epidemia , që ka mundësi të tërheqë vëmendjen , është “pushimi” i hajnive .Garda e vjetër politike ,kan mbetur në “vakum”, në këtë drejtim ,por mund të jetë kjo vëtem përkohësisht?! Sa po të kalon epidemia , këta që e rrëzuan qeverinë , do të vazhdojnë aty ku kan mbetur. Mos i madhi Zot, po jua prenë rrugën këtyre “ujqërive “ të pangopshem të politikës. Shumë do të kisha dëshiruar që këta mos ti shohim në skenën politike, të cilan aq shumë e kan ndotur. Sigurisht së këtë dëshirë e kan shumica sot në Kosovë.E pa imagjinueshme sa largë kan shkuar më veprime të tilla aq të liga! Krijuan mish mash politik , budallakina , poshtërsi dhe frikë … Epideminë e shfrytëzuan në mënyrë të ulët, për qëllime meskine politike.Bënë kalkulime që kjo epidemi , ndoshta të ndikon në të ardhmën e tyre politike?! Këta nuk i besojnë askujtë dhe as që dëshirojnë më i besuar. Janë mësuar dhe jetojnë në prodhimin e krizave , së këto ju lënë përshtypje dhe ju lëverdisinë .E pa dëshiruara e tyre e madhe pas kalimit të kohës së koronavirusit, është që mos tju skadon koha e forcës politike. Shumë vështirë do të jetë që dikush nga politika, do të këtë ndikim dhe mundësi të tubon në sheshe më mijëra njerëz, sikur ka ndodhur …Ndoshta përjashtim mund të bën, Albin Kurti ? Kjo për faktin së Karantina e bën të vetën , dhe frika së virusi mund të na sillët aty afër diku në ajër. Kjo nuk don të thotë krejt së popullizmit mund ti kalon koha. Kjo mundet shumë të zbehët por jo edhe të zhduket, ndoshta mund të ndryshon në formë.Supozim i imi. Kosova po vuan nga telashët e shumta, ka nevojë për korrektësi politike që qytetarëve tu sjellë më në fund qetësinë e përgjithshme .Së a do të kemi realizime edhe praktike , apo do të mbesin më shumë teori na mbetet të shohim . Koha nuk pret.Sigurisht së edhe një rend të ri botëror do ta shohim . Ata që inkorporohen në situatën e re , edhe më shpejt do ti mbyllin plagët nga lëngata e shekullit. Unë pyes , çfarë janë gjasat tona, dhe çfarë do të jetë gjindshmëria jonë ? Dhashtë Zoti që mos të sillemi si gjithmonë deri më sot ,në rrethin vicioz…?!