Raporti: Ja kur arrihet piku i koronavirusit në Ballkan!

Saturday, 04 Prill 2020 12:39

Suedia ka vënë në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve një paketë prej 150 miliardë eurosh, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.
Shqiptari që jeton në Suedi, Jurgen Malaj, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se suedezët po e presin me qetësi këtë situatë, pasi sipas tij, kanë kulturë dhe standard jetese.
Ndër të tjera, shqiptari tha se shkencëtarët suedezë janë mbyllur dhe po punojnë për vaksinën kundër COVID-19, ndërsa shtoi se ata kanë nxjerrë një raport, ku thuhet se piku i këtij virusi në Ballkan do të jetë më 14-21 prill.
“Suedia ka zgjedhur këtë rrugë, sepse beson tek imuniteti i tufës. Drejtuesit kanë zgjedhur të mos izolohet popullata, pasi sipas tyre, ky virus do të kthehet në nëntor dhe duhet krijuar imunitet.

Qeveria ka hapur një buxhet për të ndihmuar biznesin, qytetarët, 150 miliardë euro. Suedia ka dhe një raport, shkencëtarët e saj janë ngujuar për të gjetur vaksinën. Në raport thuhet se do të ketë një kulm të virusit, që do të nisë nga 14 prilli.

Këta po e presin me qetësi, kanë kulturën, kanë standard jetese. Të moshuarve, edhe pa pandemi, iu shkon ilaçi dhe ushqimi në shtëpi. Ndryshe nga qeveria shqiptare që ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, Suedia nuk është për shtetrrethim. Këtu nuk përdoren maska, doreza, në popullatë, se në personelin mjekësor sigurisht që përdoren. Suedia ka gjendje në bunkere për raste lufte, që i kanë nxjerrë dhe i gjithë shteti është në gatishmëri.

Këta kanë një raport, që thotë se Ballkani do të ketë kulmin e pandemisë 14 deri më 21 prill, dhe pastaj kurba do të nisë të bjerë, dhe në javën e fundit të prillit do të kemi shërimin e popullatës. Këta kanë informacione, janë një hap para në informacionet e Inteligjencës”, tha shqiptari./BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...